You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Askush si ai! Ze Maria jep një shembull për të gjithë shqiptarët: Këtu ka njerëz fantastik

Askush si ai! Ze Maria jep një shembull për të gjithë shqiptarët: Këtu ka njerëz fantastik

Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria, ka dhënë një shembull të veçantë në Shqipëri. Ai u largua ditën e sotme zyrtarisht nga klubi i Tiranës, teksa ka dalë edhe në një konferencë për shtyp, krahas presidentit të bardhebluve Refik Halili.

Ndryshe nga ç’kemi mësuar zakonisht të shohim në Kategorinë Superiore të kampionatit tonë, që trajnerët pasi shkarkohen nga posti i tyre, ata vazhdojnë një “përballje” në distancë me klubin ku ishin pjesë, kjo nuk ka ndodhur në këtë rast. Këtë herë është braziliani Ze Maria që jep një model të veçantë në futbollin shqiptar. Ai falenderoi klubin e Tiranës dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur, veçanërisht edhe gazetarët, teksa shprehet se i vjen keq që nuk mundi të vazhdonte më tej dhe të bënte më mirë tek klubi i Tiranës.

“Kam njohur persona fantastik në Shqipëri, ishte një eksperiencë shumë e vecantë për mua në karrierën time. Është si puna e martesës, sado mundohesh ta mbash,  ka momente që divorci është i domosdoshëm dhe ka ardhur koha që të divorcohem me ekipin.

Po tërhiqet trajneri, që skuadra të shkoj aty ku i takon. Më vjen shumë keq që nuk kam pasur kënaqësinë që t’i kem kënaqur tifozët, megjithëse i kam gjetur shumë të mërzitur në Kategorinë e Parë.  Shpresojm të shihemi në të ardhmen, nuk e di se ku, por këtu në Shqipëri kam sjellë diçka pozitive dhe gjëra të mira. Falenderoj klubin e Tiranës dhe gazetarët. E mbyll ashtu siç e kemi nisur një vit e gjysëm me parë, e filluam këtu dhe këtu po e mbyllim”, përfundoi braziliani Ze Maria. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top