You are here
Home > Kombëtarja > Askush nuk flet për të, mbrojtësi Prenga gjen edhe rrjetën në Letoni (VIDEO)

Askush nuk flet për të, mbrojtësi Prenga gjen edhe rrjetën në Letoni (VIDEO)

Herdi Prenga nuk ka të ndalur me sukseset në kampionatin letonez, ndërsa luan me ekipin e Rigës. Pak herë shkruhet për këtë mbrojtës, aqsa mund të thuhet se askush nuk e di se ku luan ky futbollist. E papranueshme, pasi Prenga zotëron aftësi të mëdha dhe e ka treguar edhe te Kombëtarja, që meriton më shumë respekt dhe vëmendje.

Katër herë është shpallur në këtë fillim sezoni në Letoni si mbrojtësi më i mirë i javës Prenga. Në ndeshjen e sotme ku Riga barazoi në shtëpi me rezultatin 1-1 ndaj Jelgavas, goli i vetëm për vendasit erdhi nga mbrojtësi shqiptar. Pas krosimit nga goditja e këndit, lojtari kuqezi e ka dërguar topin në rrjetë, duke marrë gjithë duartrokitjen e klubit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top