You are here
Home > Kombëtarja > Armand Duka: Kjo është arsyeja e mbajtjes së Bushit, Durmishajt nuk do i shkoj mirë te Greqia

Armand Duka: Kjo është arsyeja e mbajtjes së Bushit, Durmishajt nuk do i shkoj mirë te Greqia

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur gjatë dhe është ndalur mbi sezonin e mbyllur me sukses në futbollin shqiptar. Më në veçanti janë prekur edhe disa pika të rëndësishme dhe me interes të lartë për tifozët, që lidhen ngushtësisht me Kombëtaren.

Për ta nisur fillimisht që te Shpresat tona, U-21 që drejtohen nga Alban Bushi. Para vetëm disa muajsh, do të vinte vendimi për të ndërruar të gjithë trajnerët e grupmoshave te Kombëtarja, por këtu do të shpëtonte vetëm trajneri Bushi. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Duka është shprehur se kjo ka ardhur nisur nga prurjet drejt Kombëtares A.

“Ndryshimet e trajnerëve tek të rinjtë e Shqipërisë, janë bërë vazhdimisht. Vlerësimi këtu nuk bëhet vetëm nga rezultatet, por nga prurjet për më lartë. Nga U-21 i Bushit janë shumë futbollistë të gatshëm për të qënë pjesë e Kombëtares A”, ka thënë Duka.

Gjithashtu presidenti i FSHF-së ka folur paksa edhe për vendimin e Fiorin Durmishajt për të zgjedhur Greqinë, teksa pyetet për një qëndrim tjetër që mund të mbaj Federata, karshi sjelljes së Greqisë mbi lojtarët shqiptarë.

“Zgjedhja e futbollistëve është individuale dhe Federata nuk ka se çfarë bën. Durmishaj ishte pjesë e ekipit tonë, por një ditë të bukur hoqi fotot me bluze të kuqe dhe vendosi ato me blu. Uroj t’i shkoj mirë, por nuk besoj se nuk do i shkoj mirë.

Greqisë i mungonin 4 sulmues së fundmi dhe nuk pati hapësirë. Nuk mendoj se do e ketë këtë hapësirë, kur të rikthehen edhe ata 4 sulmues”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top