
Lacio nuk po kalon situatën më të mirë të mundshme, ndërsa kur duhen edhe pak javë nga fundi i kampionatit, ekipi i Inzagit po kalon një krizë rezultatesh. Ajo humbje ndaj Kievos që zbeh shanset e “Champions League” ishte vendosja e vulës për tifozët, që nuk mund të durojnë më këtë sjellje nga skuadra.
Nëpërmjet një reagimi zyrtar të bërë në media, tifozët zyrtar të Lacios ia kanë bërë të qartë futbollistëve se u janë borxhlinj për mbështetjen që kanë marrë. Madje po këta sportdashës, janë shprehur se vetëm fitorja dhe kualifikimi me Milanin në Kupën e Italisë mund të jetë shpëtim. Në kushte të tilla, presioni mbi Strakoshën dhe lojtarët e tjerë shtohet edhe më shumë.
“Nesër ndaj Milanit duam të shohim një ekip me vlera të mëdha, që të duket i etur për fitore në fushë dhe që ia bën të qartë kundërshtarit se nuk mund të kaloj. Këtë duhet të bëjmë me Milanin nga minuta e parë. Nuk kemi sezonin në rrezik, por dinjitetin. Pas asaj që u bë me Kievon de shumë ndeshje të tjera. Tani këta lojtarë ua kanë borxh tifozëve”,u than ë reagim. /Shqiperia.ch/