You are here
Home > Kombëtarja > Alijin e frymëzojnë “fëmijët e tmerrshëm”: Ky është futbolli, prandaj nuk mund të premtojmë

Alijin e frymëzojnë “fëmijët e tmerrshëm”: Ky është futbolli, prandaj nuk mund të premtojmë

Mbrojtësi shqiptar nga Kumanova, Naser Aliji, është duke kaluar një formë të mirë në karrierën e tij. Lojtari kuqezi ka siguruar një vend titullari te Dinamo e Bukureshtit dhe për të është një arritje e madhe, pasi ka vuajtur shumë për atë shans.

Sigurisht, flitet për një skuadër me histori të madhe në Rumani, megjithëse në këtë kohë është duke kaluar shumë vështirësi. Tashmë te ky ekip janë me vështrimin nga sezoni i ardhshëm, për të fituar titullin kampion. Në një intervistë për “Telekom Sport”, Aliji tregon se është i frymëzuar nga “fëmijët e tmerrshëm” të Ajaksit.

“Në futboll, asnjëherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë. Ju e keni parë që Ajaksi është në gjysmëfinalen e “Championsit”. Ne nuk e parashikuar këtë më parë. Gjithçka mund të ndodh. Unë jam i sigurt se ne do të jemi te më të mirët dhe do të tentojmë për të fituar titullin sezonin tjetër. Megjithatë në këtë sport, nuk mund të premtosh kurrë asgjë”, ka thënë Aliji. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top