
Shqipëria do të ndeshet me Islandën, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Një përballje me rëndësi të lartë kjo për kuqezinjtë, pasi luajnë shanset e tyre për të përsëritur ëndrrën e madhe.
I pranishëm në konferencën e sotme për shtyp, ka qënë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti. Futbollisti i Grashopërsit vuri theksin në fkatin se atmosfera e Kombëtares ka ndryshuar për mirë, ndërsa një gjë e tillë mungonte prej kohësh:
“Këtë atmosferë nuk e kemi pasur për një kohë të gjatë. Ka edhe takime që nuk jemi paraqitur mirë, por këtu futet përgjegjësia e të gjithëve. Fuqia e kësaj skuadre është që të luajë me zemër dhe mbrojtje të mirë. Reja na ka ndihmuar dhe shumë dhe kjo punë do të reflektoj ndaj Islandës”, ka thënë Ajeti. /Shqiperia.ch/