You are here
Home > Kombëtarja > Ajeti tani vlen sa një lojtar i Superiores, mes 10 humbjeve më të mëdha të Zvicrës

Ajeti tani vlen sa një lojtar i Superiores, mes 10 humbjeve më të mëdha të Zvicrës

Në Europianin e Francës, Arlind Ajeti do të ishte lojtari më i mirë i Shqipërisë. Menjëherë pas atij turneu të përfunduar, të gjithë tifozët ishin me vështrimin tek ky lojtar, pasi prisnin një të ardhme të madhe prej tij.

Por jo gjithmonet planet ecin në mënyrën e duhur, të paktën jo në rastin e Arlind Ajetit. Ky i fundit ka pasur një rënie shumë të madhe që nga ajo kohë, ndërsa pas një aventure të dështuar te Torino, iu bashkua Grashopërsit.

Deri tani ka luajtur 14 ndeshje dhe shënuar 2 gola, por e gjitha kjo nuk ka vlejtur për të bindur opinionin sportiv. Ish-trajneri që drejtonte më parë Grashopërsin do e përjashtonte nga skuadra, por do të rikthehej me ardhjen në krye të trajnerit Forte. Mediat zvicerane kanë publikuar së fundmi një listë me 10 lojtarët që kanë humbur më shumë në vlerën e tyre, duke u quajtur si dështime. Aty gjendet edhe Arlind Ajeti, që tashmë vlen vetëm 750 mijë euro, aqsa edhe një lojtar i kualitetit të lartë që mund ta gjesh në Superiore. Kulmi i vlerës për këtë lojtar arriti në Europian, atje ku vlerësohej me 1.5 milionë euro. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top