
Kur Shqipëria fitoi me Andorrën me rezultatin 0-3, gazetarët gjithmonë i ngacmonin lojtarët tanë, për të thënë një fjalë më tepër mbi Panuçin. Gjithsesi, askush prej tyre nuk e komentoi shumë pjesën e drejtimit të teknikut italian.
I pari që flet hapur mbi këtë temë, është mbrojtësi Arlind Ajeti. Në një intervistë për “A2 Cnn”, lojtari kuqezi ka thënë se Panuçi nuk arriti t’i kuptonte dot shqiptarët, duke e tepruar me disiplinën e tij.
“Trajneri Panuçi donte që të fokusoheshim gjatë gjithë kohës, por ne jemi paksa më ndryshe në karakteristikat tona. Ndoshta nuk arriti asnjëherë ta na kuptonte si shqiptarë. Qendronim gjatë gjithë kohës në hotel dhe kjo nuk është më e mira. Me Andorrën ishin të gjithë lojtarët të lirë. Shpresojë se trajneri i ri do e kuptojë kufirin mes fokusimit te puna dhe lirisë së lojtarët”, ka thënë Ajeti. /Shqiperia.ch/