
Ish-kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli e ka nisur me fitore aventurën e re te Neë York Cosmos. Me rezultatin 2-0 ka fituar klubi amerikan ndaj New Athletic Club, ndërsa synon nivelet më të larta të futbollit.
Mediat pranë klubit të Cosmos i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë lojtarit të Kombëtares, që më parë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te kuqezinjtë. Agolli është shprehur se disa familjarë të tij ishin të pranishëm në debutim, ndërsa pret një shtim të numrit të shqiptarëve.
“Ishte ndeshja e parë dhe disa familjarët e mi gjendeshin në stadium. Unë shpresoj se do të ketë më shumë mbështetës shqiptarë për të mbështetur klubin në vazhdim”, ka thënë Agolli. /Shqiperia.ch/