You are here
Home > Kryefaqja > Abrashi i premtoi titullin Bajernit, por trajneri surprizon në përballjen me Dortmundin

Abrashi i premtoi titullin Bajernit, por trajneri surprizon në përballjen me Dortmundin

Një dëmtim i gjatë i lënë pas krahëve, ndërsa Amir Abrashi duket sikur të kishte qënë gjithmonë në fushën e lojës pas rikthimit të gjatë, pasi ka shkëlqyer me Freiburgun. Në shumë prej ndeshjeve të fundit është shpallur një nga më të mirët, ndërsa momenti i vetëm i errët, ishte ajo humbje ndaj Mainzit.

Abrashin e fajësuan se në atë humbje me rezultatin 5-0, 4 prej golave kishin ardhur pas disa gabimeve të tij. Gjithsesi mesfushori shqiptar zhvilloi një paraqitje të mirë ndaj Werderit më pas, por pa ia arritur të dalë më pikë. Lojtari i Kombëtares i premtoi Bajernit para ndeshjes me Dortmundin, se Freiburgu do e ndalte këtë skuadër.

Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë në “Bundesligë” i vendoset kapaku thuajse edhe këtë sezon sa i përket ekipit kampion. Por trajneri Streich nuk ka zgjedhur të aktivizoj nga minuta e parë Abrashin, pasi gjendet në pankinë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top