You are here
Home > Kombëtarja > 40 milionë euro janë shumë për “JO”, Strakosha te ekipi që është në finalen e “Champions”

40 milionë euro janë shumë për “JO”, Strakosha te ekipi që është në finalen e “Champions”

Gjatë orëve të fundit, mediat sportive italiane kanë pasur në kryeqendër të vëmendjes Thomas Strakoshën. Portieri shqiptar është gjithmonë e më afër “Premier League”, megjithëse duhet të presim mbylljen e kampionatit për ofertat më konkrete.

Totenhemi ka dhënë deri në 40 milionë euro për gardianin kuqezi. Po sipas mediave italiane, kjo shifër është vërtet shumë për një portier, që Lacio ta refuzojë. Pavarësisht se Strakosha ka qënë titullari i padiskutueshëm dhe pika kyçe e lacialëve gjatë këtij sezoni në Seria A.

Për më tepër, drejtuesit lacial kanë nisur që tani të mendojnë për zëvendësuesin e shqiptarit. Emri i parë që vjen në listë, është gardiani i Fiorentinës, Alban Lafont. 20-vjeçari që është i gjatë 1.93, premton shumë për të ardhmen dhe shihet si zëvendësuesi i denjë, nëse Strakosha do të largohet përfundimisht. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top