You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zyrtarizohet miqësorja e rradhës e Kosovës, me Kombëtaren që e ka futbollin part-time

Zyrtarizohet miqësorja e rradhës e Kosovës, me Kombëtaren që e ka futbollin part-time

Për këtë vit kalendarik, përfaqësuesja e Kosovës kishte planifikuar dy miqësore. Të parën e zhvilloi përballë Danimarkës në vigjilje të kualifikueseve të kampionatit Europian, sfidë kjo e përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.

Njëkohësisht Federata e Futbollit Kosovë, pati planifikuar edhe një ndeshje miqësorë me Gjibraltarin, ndërsa është zyrtarizuar se kur do të luhet. Sipas UEFA-s, kjo përballje do të luhet në datën 11 tetor, vetëm tre ditë përpara ndeshjes kualifikuese që kanë dardanasit kundër Malit të Zi.

Sfida përballë Gjibraltarit do të jetë një test elementar për djemtë e Shaland, pasi duke parë kundërshtarin e lehtë që kanë në letër, do të kenë mundësi të shpalosin potencialin e tyre. Ndërkohë shumë lojtarë të Gjibraltarit e praktikojnë futbollin si part-time, pasi profesion të parë kanë zanate të tjera në jetën e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top