ZYRTARE, talenti shqiptar Isufaj firmos me Kievon (FOTO)

Futbollisti i talentuar shqiptarë, Andrea Isufaj ka firmosur kontratën e parë profesioniste me ekipin e Kievos.

18 vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe pritet që në sezonin e ri të ketë më shumë hapësira për të treguar talentin e tij dhe do të jetë një vlerë e shtuar në sulmin e Kievos.

Sulmuesi shqiptar arriti që të shkëlqente në ekipin e të rinjëve prandaj ka marrë edhe besimin e drejtuesve të Kievos, të cilët besojnë shumë në cilësitë e futbollistit shqiptarë.

Isufaj si pjesë e ekipit të dytë të Kievos sezonin e fundit në 21 ndeshje realizoi 9 gola, ndërkohë si pjesë e të rinjëve me këtë skuadër në 24 ndeshje kishte realizuar 12 gola.

Gjithë këto të dhëna statistikore bënë që drejtuesit e skuadrës së Kievos ti ofrojnë atij kontratën e parë profesionale, edhe pse bëhet fjalë për një futbollist vetëm 17 vjeçar. /Shqiperia.ch

About the author