Zyrtare: Qazim Laçi transferohet në Francë

AC Ajaccio, ekipi francez që militon në ligën e dytë franceze, dje është përforcuar me transferimin e mesfushorit të Kombëtares shpresa, Qazim Laci.

21-vjeçari, i cili ka realizuar 12 paraqitje me Kombëtaren U21, është huazuar për 1 sezon nga Olimpiakosi tek ekipi francez.

Informacionin për transferimin e mesfushorit kuq e zi, e ka publikuar vetë klubi grek dje pas dite./Shqiperia.ch

About the author