You are here
Home > Futboll Bota > Zyrtare/ Përse gjithmonë…unë? Sulmuesi i polemikave, Baloteli i bashkohet Emanuele Ndojit

Zyrtare/ Përse gjithmonë…unë? Sulmuesi i polemikave, Baloteli i bashkohet Emanuele Ndojit

Sulmuesi i njohur dhe që shkakton në shumë raste polemika të mëdha, Mario Baloteli, e ka zyrtarizuar skuadrën e re për 3 vitet e ardhshme. Këtë herë bëhet fjalë për Breshian që arriti të ngjitej në elitën e futbollit italian.

“Përse gjithmonë…unë?”, është një nga shprehjet më të përdorshme nga sulmuesi italian, kur kalon në qendër të vëmendjes. Te skuadra e re do të luajë edhe me mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë, Emanuele Ndojin.

Ky i fundit ka qënë pjesa më e rëndësishme e skaudrës për ngjitjen në e Seria A, por së fundmi ka munguar për shkak të një dëmtimi që pritet ta lërë jashtë në javët e para. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top