Zyrtare! Kjo do jetë skuadra e Andi Lilës në sezonin e ri

Andi Lila besnik i Pas Janinës në kampionatin grek. Mesfushori i kombëtares Shqiptare firmosi kontratën e re që e lidh me klubin helen deri në vitin 2020. Pra për tre viteve të ardhshme 31-vjecari do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së cilës iu bashkua që në vitin 2011.

Bien poshtë të gjitha zërat për transferimin e mundshëm të futbollistit te Panathinaikosi apo jashtë Greqisë, pasi Lila praktikisht ka vendosur të qëndrojë në Janinë, ku është shndërruar prej vitesh idhull i tifozërisë vendasve.

Në një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të Pas Janinës Lila felenderoi presidentin Giorgos Christovasilis, drejtorin sportiv Dimitris Niarchakos dhe trajnerin Giannis Petrakis për besimin e dhënë si dhe premtoi se do të japë gjithmonë më të mirën për këtë klub.

Sezonin e fundit Andi Lila është aktkvizuar në 18 ndeshje në Superligën e Greqisë, duke shënuar një gol në barazimin 1-1 në shtëpi me Aekun e Athinës.

Që nga viti 2011 Lila ka regjistruar 127 paraqitje në kampionat si dhe ka shënuar në total 8 gola. /albeu.com

About the author