You are here
Home > Kryefaqja > Zyrtare/ Arton Zekaj braktis Serbinë, i bashkohet Kosovës për ndeshjet e qershorit

Zyrtare/ Arton Zekaj braktis Serbinë, i bashkohet Kosovës për ndeshjet e qershorit

Një tjetër përforcim i ri ka ardhur për Kosovën, në prag të ndeshjeve të qershorit. Arton Zekaj, kartoni i të cilit zotërohet nga Lille në Francë, pritet t’i bashkohet dardanëve U-21.

Më parë ai ka luajtur për grupmoshat e Serbisë, por tashmë ka ardhur një tjetër vendim i futbollistit. Për ta zyrtarizuar të gjithën këtë, ka menduar menaxheri i përfaqësueses U-21 të Kosovës, Zgjim Sojeva. Ky i fundit u shpreh për “Indeksionline” se FIFA i ka bërë një kërkesë zyrtare Serbisë, për të lejuar Zekën që t’i bashkohet dardanëve.

“FIFA i ka kërkuar Serbisë që t’i jap Zekajt lejen që të luajë me Kosovën. Nëse deri në fund të javës nuk kthejnë përgjigje, automatikisht lojtari fiton të drejtën të luajë me ne”, u shpreh Sojeva. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top