You are here
Home > Kombëtarja > Zyrtare/ Afrimi i minutës së fundit, Shqipërisë i bashkohet një tjetër lojtar

Zyrtare/ Afrimi i minutës së fundit, Shqipërisë i bashkohet një tjetër lojtar

Listës së kombëtares shqiptare të futbollit, sapo i është bashkuar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për lojtarin e Livingstonit, Egli Kajën, që ashtu si në takimet e tetorit, do t’i bashkohet kuqezinjve.

Pas dëmtimit të Ramadanit, kjo zgjedhje ishte e detyruar për Panuçin, për të thirrur në grumbullim një tjetër futbollist. E megjithatë minutazhi i Kajës ka qenë i pakët me klubin e tij, e kjo ka ndikuar që mos të thirret menjëherë te Shqipëria.

Futbollisti i Livingstonit do t’i bashkohet grupit të lojtarëve në stërvitje gjatë ditës së nesërme, për të vazhduar normalisht me Kombëtaren e për të qenë nën urdhërat e Panuçit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top