Zoti e morri nga “kthetrat e vdekjes”, mos ndoshta për këtë moment?

Nuk dihet saktësisht nëse fjala rastësi e përligj atë për të cilën në e përdorim këtë fjalë, por gjithsesi për historinë e jetës së Pannucit më shumë ka mrekulli sesa rastësi.

Nëse çdo gjë do i shkonte përpiktë sipas llogarive në jetën e tij, Pannuci do të ishte harruar tashmë, ndoshta në një tjetër botë.

Viti 1996 nuk ishte një vit i zakonshëm për të. Pannuci do të merrte pjesë për herë të parë si kapiten i Italisë në lojrat olimpike të cilat zhvilloheshin në Amerikë.

Atje tranjeri ynë aktual i kombëtares, pëson një dëmtim dhe detyrohet të kthehet më shpejtë se kombëtarja e tij. Avioni në të cilin Pannuci duhej të ishte largohet, sepse si një njeri jo edhe aq i kujdesshëm, italiani kishte harruar bagazhet e tij.

Kështu prenoton një tjetër linjë ajrore derisa merr lajmin e rëndë. “Në linjën ajrore të mëparshme kishin vdekur të gjithë pasagjerët, mbi 200 të tillë”.

Dukshëm fati e kishte shpëtuar ndoshta Kristian Pannucin për një mision të madh në këtë jetë. Asgjë nuk ndodh rastësisht, mos është ky momenti për të cilin flasim?

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply