You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zhegrova ishte si Mesi në miqësore, kampionati zviceran nis dhe fajin e ka…Marku!

Zhegrova ishte si Mesi në miqësore, kampionati zviceran nis dhe fajin e ka…Marku!

Edon Zhegrova ka shkëlqyer me lojën e tij te Bazeli gjatë takimeve përgatitore që kanë zhvilluar gjigandët zviceran. Driblime dhe turpërime ndaj kundërshtarëve, në mënyrën që vetëm Lionel Mesi mundej t’i bëj të ngjashme.

Ndërkohë kampionati zviceran ka nisur në ditën e djeshme, atje ku Bazeli ka fituar pastër me rezultatin 1-4 ndaj Sionit. Çuditërisht, nëse mundet ta quajmë kështu, Zhegrova nuk ishte as në 18-shen e grumbulluar nga ana e trajnerit.

Qartazi është vetëm “Instagrami”, rrjetet sociale që njohin Mark Zukenbergun si pronar të tyre, që po shkatërrojnë një karrierë të madhe. Cilësitë e Zhegrovës janë të një kalibri tjetër dhe të gjithë tifozët janë të ndërgjegjshëm për këtë, aqsa edhe dashuria e tij e madhe për të qëndruar pranë rrjeteve sociale. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top