You are here
Home > Kombëtarja > Zgjodhi Shqipërinë, “dënimi” i Hajdarit: Të ndjekë skuadrën në “Champions League” nga televizori

Zgjodhi Shqipërinë, “dënimi” i Hajdarit: Të ndjekë skuadrën në “Champions League” nga televizori

Ndonjëherë zgjedhjet që bëjmë në jetë na parashtrojnë rreziqe të mëdha. Suksesi dhe dashuria janë gjithmonë në dy rrugë të ndryshme dhe ti duhet të zgjedhësh se më kë do të shkosh dhe cilën rrugë do të ndjekësh, sepse një e mesme, nuk është e lehtë të gjendet.

E tillë është edhe situate e Astrit Hajdarit, që është një imitim i rastit të Kaçes. Në skuadrën e AEK-ut, futbollisti do të konsiderohej gjithmonë si një pjesë e rëndësishme, pavarësisht se nuk ishte një titullar fiks. Hajdarin e shihnim shpeshherë si titullar në skuadrën greke, por edhe nëse nuk ishte nga minuta e parë, për të do të kishte hapësirë në të dytën.

Deri në momentin që Hajdari bëri “gabimin e jetës”, sipas ekipit grek, sepse dëgjoi zemrën e tij. Ajo i tha të bashkohej me Shqipërinë. Që nga ai moment, thuajse gjithçka ndryshoji në karrierën e mesfushorit shqiptar. Tashmë Hajdari nuk po preferohet nga AEK-u, as për të qëndruar në stol, për të mos folur për vendin e titullarit më pas, sepse do të ishte e tepërt.

E tillë edhe situata sot, teksa AEK-u do të përballet në transfertë ndaj Ajaksit, në ndeshjen e vlefshme për “Champions League”.  Asnjë ndryshim nga pjesa tjetër për Hajdarin, i duhet të shohë zhvillimin e ndeshjes nga televizori. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top