”Zgjodha lojtarët që na çuan në Europian”

De Biazi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në Europian. Tekniku i kuqezinjëve në një konferencë për shtyp ka folur për rrugëtimin në Francë dhe objektivat për të shkuar më tej.
listaItaliani tha se pjesëmarrja në një kompeticion te tillë është një rast unik për Kombëtaren Shqiptare, të cilin duhet ta shfrytëzojmë për të dhënë maksimumin për të grumbulluar pikët që na duhen dhe te arrijme objektivin.

Ndër të tjera, De Biazi u kërkoi gazetarëve të mos e pyesin në lidhje e lojtarët që nuk janë ftuar.

“Mos më pyesni përse nuk kam marrë këtë apo pse kam marrë atë. Pasi kam përzgjedhur lojtarët të cilët më duhen për Europian dhe që na kanë sjellë deri këtu. “.

Në listë mungon talenti i Interit, Rei Manaj dhe sulmuesi i Skënderbeut, golashenuesi me i mire i kampionatit shqiptar Hamdi Salihi. 27 lojtarë janë grumbulluar, por vetëm 23 prej tyre do të udhëtojnë drejt Francës.

Kontrata
De Biazi tha se do të jetë në drejtimin e kuqezinjëve deri në 2017.

Xhaka
Për sa i përket dëmtimit të mesfushorit të Bazelit, trajneri italian tha se Xhaka do të jetë i gatshëm për në Francë, pasi brenda pak ditëve do ta kalojë dëmtimin.

About the author