You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zeneli “i shkel syrin”, në janar do të përfundojë në Turqi me ekipin e njohur: Krenari për mua!

Zeneli “i shkel syrin”, në janar do të përfundojë në Turqi me ekipin e njohur: Krenari për mua!

Arbër Zeneli është thesari i Kosovës, por edhe i tifozëve shqiptarë. Jo vetëm rezultativ, por të dhuron edhe aq shumë emocione me mënyrën e lojës që praktikon në fushë.

Me fanellën e dardanasve e ka treguar vlerën e tij, për të mos folur me Herenvenin. E gjithë Europa është pas talentit shqiptar, e megjithatë pakkush do ta ketë fatin për ta pasur në skuadër. Sipas të gjitha gjasave, do të jenë turqit e Fenerbaçes ata që do të sigurojnë shërbimet e Zenelit.

Sipas  asaj që raporton “Star”, vetë Zeneli ka pohuar interesimin e skuadrës së njohur në Turqi, duke i shkelur syrin në një farë mënyre: “Krenari dhe motivim i madh për mua kur dëgjoj për interesimin e Fenerbaçes. Është motivim për të bërë më të mirën që mundesh. Sigurisht që është mirë kur dëgjon interesimin e një klubi të tillë të madh. Të gjithë i dinë ambiciet dhe qëllimet e mia. Dua të luajë në nivele të larta dhe Fenerbaçe është ekip i rëndësishëm”, ka thënë vetë futbollisti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top