You are here
Home > Kombëtarja > “Zbulimi” i Panuçit, përsëri mes zhgënjimeve në Zvicër. Shkëlqen një shqiptar që na ka thënë “jo”

“Zbulimi” i Panuçit, përsëri mes zhgënjimeve në Zvicër. Shkëlqen një shqiptar që na ka thënë “jo”

Në çdo grumbullim të Kombëtares shqiptare të futbollit ka emra të rinj të cilëve trajneri Kristian Panuçi u ka dhënë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre me fanellën kuqezi.

Surpriza e fundit ishte Bujar Lika, mbrojtësi i djathtë i cili vetëm që nga janari luan me ekipin e Grasshopers në kampionatin zviceran. Fatkeqësisht për futbollistin që duhet të rivalizojë Elseid Hysajn në kombëtare, gjërat nuk po shkojnë siç shpresonte ai.

Humbja e fundit ndaj Tun, thuajse ka shuar ëndrrat e Grasshopers për të marrë pjesë në Europë dhe Lika ka përfunduar përsëri mes protagonistëve negativë të duelit që u mbyll me shifrat 2-1 edhe pse ekipi i shqiptarit ishte në avantazh.

Emri i tij është përfshirë në formacionin e lojtarëve më të dobët të javës nga e përditshmja zvicerane “Blick”. “Ishte vëzhgues në momentin e barazimit 1-1”, shkruan gazeta në fjalë për futbollistin shqiptar, i cili pa sulmuesin kundërshtar t’i kalonte përpara dhe të shkonte qetësisht drejt portës në atë aksion.

Ndërkohë, një tjetër shqiptar gjendet në ekipin e më të mirëve. Bëhet fjalë për Shkëlqim Demhasajn, i cili shënoi në suksesin 2-0 të Lucernës ndaj Luganos. Ky ishte goli i 6 në kampionat për 22-vjeçarin, i cili i ka thënë “jo” deri tani ftesave kuqezi pasi mendon të përfaqësojë Zvicrën në të ardhmen. /E.K./vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top