Zbardhet skenari terrorist: “Loro Boriçi” do të sulmohej me dron

Katër të arrestuarit në Shkodër, si të akuzuar për një sulm terrorist të mbetur në tentativë ndaj Kombëtares izraelite të futbollit dhe tifozëve të saj, kishin marrë përsipër shoqërimin e shtetasve kosovar, të cilit ishin udhëzuar më parë për sulmin.

Sipas informacioneve të siguruara nga shërbimi sekret me anë të përgjimeve dhe vëzhgimit të Ergys Fasllisë, Xhezair Fishtit, Bekim Protopapës dhe Medat Hasanit është provuar se ata kanë bashkëpunuar me dy grupe të të arrestuarve në Kosovë.

Një ditë më parë policia e Kosovës njoftoi se gjatë operacionit, që zgjati disa ditë u arrestuan 18 persona.

Sipas njoftimit zyrtarë të policisë së këtij vendi këta persona në bashkëpunim me shtetas shqiptare po përgatisnin një sulm në ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Si prove materiale u sekuestruan 281 gram eksploziv TPA, i cili njihet si një nga me fuqishmit ne qarkullim, 2.5 kilogram substancë e përzier me eksploziv në gjendje të kristalte, një dron si dhe arme e mjete të tjera komunikimi.

Në bazë të hetimeve të gjitha këto mjete ishin në shërbim të qëllimit për të kryer sulmin në ndeshjen e futbollit./ tv klan

About the author