Ylber Ramadani: “Kam punuar të arrijë Kombëtaren, Abazaj është…”

Ylber Ramadanit po i kalon ëndrra e fëmijërisë përpara syve. Mesfushori shqiptar është për të dyten herë rradhazi pjesë e grumbullimit të Panuccit. Forma e tij pozitive me kombëtaren U21 si dhe me skuadrën e Vejle në Danimarkë ka bindur teknikun italian që t’i ofrojë mundësi të reja 21-vjeçarit. Në një intervistë për “SuperSport” Ramadani shprehet se çdo gjë e ka arritur me punë. Ndërsa pa pëmendur nuk lë as talentin e shokut të tij, Abazaj.

“Kam punuar që të arrijë sa më shumë në karrierë, duke prekur kështu edhe këtë moment. Sa i përket risisë Kristal Abazaj për këtë grumbullim të fundit, mund të them se Abzaj është një superlojtar që e ka merituar të arrijë në kombëtaren shqiptare”, është shprehur Ylber Ramadani

Në ndeshjen e 26 marsit mesfushori shqiptar mund të jetë pjesë e formacionit së bashku me Lilaj në fushë. Mungesat e Abrashit, Kukelit, Bashës, dhe Memushajt mund të jenë një hapsirë e madhe e krijuar për Ramadanin. Nën drejtimin e Bushit 21-vjeçari ka qenë vendimtar në disa ndeshje. Vet trajneri i Shpresave ka dashur ta mbajë Ramadanin edhe këtë sezon por Panucci nuk ka pranuar. Trajneri italian e sheh mesfushën të sigurtë me një talent si Ylber Ramadani.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author