Xherdan Shaqiri humb shancin për të thyer rekordin 50-vjeçar tek Stoke City

Në ndeshjen e sotme ndaj Southampton dhe Stoke City e gjithë vëmendja ishte e përqendruar tek këmbët e Shaqirit. Sulmesi 26-vjeçar kishte shancin më të artë për të thyer një rekord në skuadrën e Stoke City. Shaqiri ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e fundit në Premier League.

Në rast se sulmesi kosovar do të realizonte golin e katërt atëherë 26-vjeçari do të barazonte rekordin e irlandezit Terry Conroy. Në sezoni 1968/1969 arriti të vendos një rekord personalë duke shënuar katër gola në katër ndeshje. Xherdan Shqiri iahte larg vetëm një gol këtij rekordi por ndeshja e sotme e mbyllur me rrjeta të paprekura ja mohoi sulmesit një arritje të tillë.

Më herët Conroy ishte shprehur besimplot ndaj Shaqirit duke thënë se ai mund ta bëjë një gjë të tillë. Pas ndeshjes së sotme Shaqiri duhet t’ja nis prap nga e para për të arritur katër gola në katër takime.

Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply