You are here
Home > Kryefaqja > Xherdan Shaqiri drejt skuadrës së Principatës, Klopp thotë fjalën e tij të fundit

Xherdan Shaqiri drejt skuadrës së Principatës, Klopp thotë fjalën e tij të fundit

Skuadra e Monakos ka shfaqur së fundmi interesim mjaft serioz për Xherdan Shaqirin. Mesfushori i skuadrës së Liverpool-it tashmë është nën radarët e skuadrës së Principatës, si afrimi më i duhur për ekipin. Monako po kalon një situatë të dobët, gjë që u vu re edhe sezonin e shkuar. Francezët e mbyllën në vendin e 17-të kampionatin, dy pikë larg rënies nga kategoria. Si përforcim të skuadrës, drejtuesit e Monakos shohin mesfushorin shqiptar alternativën e golave.

Sipas asaj që gazeta zvicerane “Blick” raporton, Shaqirit i është ofruar një kontratë 4-vjeçare me afro 12 milion euro pagë vjetore. Ndërsa Liverpool-i mund të përfitojë rreth 33-36 milion euro nga transferimi i mesfushorit. Por “njeri i gjerë”, siç e quajnë në Angli, është i preferuari i Jurgen Klopp. Trajneri i të kuqëve nuk do dëshironte që Shaqiri të largohej nga ekipi. Sipas Klopp mesfushori është një pikë referimi për skuadrën, ndonëse është aktivizuar pak. Gjatë kësaj verë Shaqiri kishte refuzuar edhe një ofertë të ardhur nga Kina, pasi dëshira e 27-vjeçrit është të qendojë tek skuadra e Liverpool./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top