Xhaka si për “halloween” ndaj Cskas, Bazeli zhgënjen dhe bën “lëmsh” grupin

Taulant Xhaka ka përligjur festën e djeshme me paraqitjen e tij ndaj Cska së Moskës.

Teksa fitorja e ekipit zvicerian ishte një detyrim për të kaluar më tej, Bazeli ka zhgënyer teksa është përmbysur nga rusët në rezultatin 1-2.

Mesfushori i kombëtares shqiptare e ka nisur sfidën si titullar, teksa është vlerësuar me notën 6 nga “whoscored.com”, si një nga më të dobëtit në fushë. Xhaka është larguar nga fusha në pjesën e dytë.

Me këtë humbje Bazeli ka bërë lëmsh llogaritë e grupit ku skuadra e cila do të fitojë një biletë për më tej së bashku me United, do të merret vesh vetëm në ditën e fundit.

Për momentin Xhaka dhe Bazeli e kalojnë Cskan edhe pse me pikë të barabarta, duke shkuar më tej deri në këto momente, por kualifikimi kalon nga Benfika. Ndaj këtij Manchesteri është e kot të bëhen llogaritë, ndërsa ekipi i cili do i marri më shumë pikë Benfikës, merr dhe biletën për më tej.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply