You are here
Home > Bundesliga > Wolfsburgu ngre figurën e shqiptarit: Tregojini Robenit të mos e ndaloj Rexhbecajn nga këpucët

Wolfsburgu ngre figurën e shqiptarit: Tregojini Robenit të mos e ndaloj Rexhbecajn nga këpucët

Elvis Rexhbecaj është një nga shqiptarët më në zë që luan në kampionatin gjerman të “Bundesligës”. Ai është pjesë e klubit të njohur të Wofsburgut, ku me këta të fundit po arrin të fitojë vendin e tij të titullarit.

Edhe pse është vetëm 20 vjeç, në sfidën që pati ekipi i tij i Woflsburgut kundër gjigandve të Bajernit të Mynihut, ai e nisi këtë ndeshje si titullarë. Rexhbecaj kundër bavaresve, u kthye në një lojtar protagonist, ndonëse Woflsburgu I tij e humbi ndeshjen. Elvisi ra në sy jo vetëm për lojën e tij që tregoi, por edhe për kartonin e kuq që mori hollandezi Roben, teksa Rexhbecaj ishte shkaktari kryesor.

Skuadra e Wolfsburgut i ka dedikuar një postim të veçabtë lojtarit, pikërisht për këtë situatë ku shkruhet: Mund t’i thoni  Arjen Robenit se herën tjetër mund të bëjë çdo gjë, por jo të kapë këpucën e Elvisit (Rexhbecaj). /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top