Vllezërit Muçolli i bashkohen kombëtares U21, refuzojnë Danimarkën…

Agoni 19 vjeç dhe Arbnori 18 vjeç janë dy mesfushorët me të rinjë të Alban Bushit. Dashuria e madhe për atdheun e shtyu Agonin dhe Arbnorin të zgjedhin ngjyrat kuq e zi. Më herët ata shprehen se dëshironin të luanin për kombëtaren e Shqipërisë ose Kosovës. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që dy mesfushorët kosovar të hiqnin dorë nga ftesa e përfaqsueses së Danimarkës. Ndjenja për atdheun ka qenë e shumfishtë në zemrat e tyre ndaj dhe zgjedhja s’kishte si të ishte ndryshe. Vëllezërit Muçolli aktualisht luajnë në kampionatin danez me skuadrën e Vejle në Divisionin 1. Velje kryeson kampionatin me 35 pikë në 18 ndeshje.
Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH 

About the author