You are here
Home > Kombëtarja > Vlerësimi/ Njësoj me De Ligt, italianët e ngrenë në majën më të lartë Marash Kumbullën

Vlerësimi/ Njësoj me De Ligt, italianët e ngrenë në majën më të lartë Marash Kumbullën

Marash Kumbulla është duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve në Itali. Mbrojtësi i Kombëtares ka qenë futbollisti më i mirë në fushës ndaj Milanit, në atë humbje të marrë me rezultatin 0-1.

Pavarësisht se Verona luante me një lojtar më pak, për pjesën më të madhe të ndeshjes, kuqezinjtë ishin të “asfiksuar” në mbrojtjen kundërshtare. Vlerësimet e mëdha nuk mungojnë dhe këtë herë vijnë nga “Optas”.

Kjo e fundit e barazon Kumbullën së bashku me De Ligt, duke i konsideruar si dy qendërmbrojtësit më të mirë në Itali për momentin. Madje në këtë fundjavë do të ketë edhe një ndeshje mes tyre së bashku, pasi Juventusi do të përballet me Veronën. /

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top