You are here
Home > Boks > Vjen momenti i shumëpritur, Seferi është gati të ngrej lartë flamurin e Shqipërisë

Vjen momenti i shumëpritur, Seferi është gati të ngrej lartë flamurin e Shqipërisë

Një nga sportistët që mban gjallë krenarin e shqiptarëve është edhe Nuri Seferi. Boksieri kuqezi do të ketë ndeshjen e rradhës, teksa do të përballet me gjermanin e famshëm Kai Kurzawa në mbrëmjen e 25 majit në “Sport Halle Grossmatt Kirchberg”.

Për këtë ndeshje janë interesuar shumë tifozë shqiptarë dhe data e shumpritur për çdo kënd po afron. Tashmë për të gjithë të interesuarit që duan ta mbështesin nga afër “luftëtarin” shqiptar, kanë dalë edhe biletat(i gjeni këtu), me çmime të arsyeshme në të gjithë pjesët e sallës.

“Shqiperia.ch” është një nga sponsorët zyrtarë të kësaj ndeshje dhe natyrisht mbështetësit kryesorë të Seferit, pasi gjithmonë gjendemi pas krenarive të vërteta shqiptare. Për këtë përballje na ndajnë më pak se 10 ditë, ndërkohë, Nuri Seferi vazhdon përgatitjet dhe stërvitjen intesive për të qënë në fizikun e tij të plotë dhe njëkohësisht ta ketë më të lehtë për të mposhtur kundërshtarin e tij të rradhës, që i përket një kalibri të lartë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top