Viki kërkoi autoritet duke hequr Taulant Xhakën, në fund “i falet”

Tranjeri që Bazeli ka këtë sezon, është një tranjer i ri i cili më përpara ka qënë zëvendës tek ky klub. I ri në moshë, Viki ka detyrën e vështirë t’ia dali mbanë në Europë. Presidenca dhe tifozët kërkojnë të marrin më shumë prej Championsit pasi në kampionat dominojnë prej vitesh, por Viki po rrezikon edhe këtë të fundit. Taulant Xhaka ishte një “kokë turku” rastësor që më pas u kthye në një cështje. Arsyeja? Ego e “sëmurë” e këtij tranjeri të ri për autoritet dhe figurën e tij në këtë klub.

Në ndeshjen e parë hapëse ndaj Jang Bojs, Bazeli humbet 2-0 ndërsa Xhaka i nisur si titullar dhe ishte më i miri në fushën e lojës për ekipin e Vikit. Sapo ndeshja përfundoi të gjitha mediat i’u vërsulën tranjerit të ri: “Monoton. Vazhdon idenë e tranjerit të mëparshëm, asgjë e re prej tij”. Për ti hedhur poshtë këto sulme, lapsi i bie Xhakës. Ndeshja e rradhës ishte ndaj një kundërshtari të dobët dhe tranjerin e Baselit e gënjeu mendja se pa shqiptarin në formacion mund t’ia dilte, por në fakt Bazeli mori tatpjetën.

Të gjithë specialistat e futbollit në Zvicër i dolën në mbrojtje Xhakës duke thënë se kjo ishte e tepërt. Taulant Xhaka ka vite në këtë klub dhe gjithmonë jep maksimumin. Dhe në fund, kur erdhën ndeshjet vendimtare ku stoli i Vikit ishte më i lëkundur se kurrë ai rikthen Xhakën titullar. E fundit ndeshja me Zurich, një humbje dërgonte tranjerin me pushime kur vera nuk ka përfunduar ende mirë, por Bazeli ia doli me një fitore minimale dhe me Xhakën për 90 minuta.

Përgatiti: Klaudio Ndreca – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply