You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Zëvendësuesi i Agollit quhet Binaku, Panuçi ia merr Suedisë

VIDEO/ Zëvendësuesi i Agollit quhet Binaku, Panuçi ia merr Suedisë

Një nga risitë më të mëdha në listën e Panuçit gjatë ditës së sotme, ishte emri i mbrojtësit të majtë, Egzon Binaku.

Futbollisti që aktivizohet me ekipin e Malmos, shihet si pasardhësi i kapitenit të Kombëtares, Ansi Agolli. Për të provuar aftësitë e tij, trajneri italian e ka ftuar për miqësoret e radhës që kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndaj Kosovën dhe Ukrainës.

Mbrojtësi 22-vjeçar shihet si një lojtar me potencial, teksa në 11 ndeshjet e zhvilluar nga Malmo në këtë sezon, ai ka qenë në fushën e lojës në 10 prej këtyre ndeshjeve. Binaku aktualisht ka dy nënshtetësi, atë suedeze dhe shqiptare, ndërsa ka luajtur dy takime edhe për U-21 e Suedisë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top