You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Vërshëllima e ndal vetëm njëherë, Celina gjen tjetër gol me Swansean

VIDEO/ Vërshëllima e ndal vetëm njëherë, Celina gjen tjetër gol me Swansean

Bersant Celina po kalon një formë të jashtëzakonshme të Swansea. Në fitoren me rezultatin 3-0 ndaj Birmingham, në përballjen që është ende duke u zhvilluar, sulmuesi shqiptar ka realizuar golin e dytë.

Pas një pasimi të marrë bukur për në krahun e majtë, portieri kundërshtar e kishte të pamundur që të devijonte topin për të mos shkuar në rrjetë. Ndërkohë në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur shifrat ishin të bardha, e gjithë Swansea ka kontestuar te arbitri.

Kjo pasi Celina gjendej i vetëm përballë portierit pas një topi të gjatë që i erdhi nga krahu i djathtë, por arbitri vërshëlleu për të sinjalizuar mbylljen e pjesës së parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top