You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Uzuni merr të kuq dhe shpërthen në lot, trajneri i Lokomotivës në protesta

VIDEO/ Uzuni merr të kuq dhe shpërthen në lot, trajneri i Lokomotivës në protesta

Lokomotiva e Zagrebit është duke u ndeshur me Rijekën, në takimin e vlefshëm për Kupën e Kroacisë. Për momentin, ekipi në të cilin aktivizohet edhe Myrto Uzuni është duke kryesuar me rezultatin 1-0.

Pak minuta përpara mbylljes së pjesës së parë, mesfushori shqiptar është ndëshkuar me karton të kuq. Pas një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit të tij, gjyqtari nuk e ka falur Uzunin, duke i treguar menjëherë se duhet të braktisë fushën e lojës.

Myrto ka shpërthyer në lot, ndërsa shokët e skuadrës kanë shkuar për ta ngushëlluar disi. Në protesta ka shpërthyer edhe trajneri i Zagrebit, që nuk e kuptoi vendimin e kryesorit, duke e quajtur të tepruar kartonin e kuq. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top