Sporti duhet të bashkojë, por shpeshherë është pikërisht ai që i ndan popujt. Si një luftë e vërtetë është përjetuar ndeshja e basketbollit Buduçnostit dhe Crevena Zvezdës në Malin e Zi. Rezultati ishte i fundit që kishte rëndësi, pasi vendasit ishin të përkujdesur vetëm për sportistët serbë.
Që në minutat e para, tifozët malazez kanë hedhur sende në fushë, ndërsa një gjë të tillë e kanë përsëritur edhe kur kundërshtarët kanë dalë nga parketi. Situata ishte deri diku identike me atë që ndodhi në Beograd me Shqipërinë, pasi sportistët serbë janë shoqëruar nga forcat speciale pasi kanë dalë.
Madje shumë prej vendasve kanë pështyrë kundërshtarët. Në një rast të tillë, vetëm një qëndrim i mënjanuar i tifozëve të Malit të Zi nuk mund të quhet e gjitha kjo, pasi një prej tifozëve që ka pështyrë sportistët serbë, ishte djali i ministrit malazez të Punëve të Brendshme, Mevuldin Nuhoxhiq. Ndërkohë që në ndeshjen e parë, tifozët serbë i thërrisnin “siptari” sportistëve të Buduçnostit, fjalë kjo me kuptim të keq që përdoret nga Beogradi ndaj shqiptarëve. /Shqiperia.ch/
Jel sme ovako @ABA_League ???? pic.twitter.com/VPD8NUa9wk
— Dusan Nikolic (@dusanzitkovac) April 18, 2019