You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Super aksioni dhe Broja i shënon Belgjikës, vetëm një gabim na kushton shtrenjtë

VIDEO/ Super aksioni dhe Broja i shënon Belgjikës, vetëm një gabim na kushton shtrenjtë

Shqipëria U-19 e ka humbur edhe takimin e radhës ndaj Belgjikës me rezultatin 1-2, por këtë herë me një tjetër histori. Kuqezinjtë kanë bindur me lojën e tyre dhe kanë qenë të barabartë me rivalin më të mirë të grupit, por gabimet individuale kushtuan shumë. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 10 nga Van Der Brempt, ndërsa kuqezinjtë po i gjenin forcat për të sulmuar kundërshtarin.

Madje në tre raste ishin shumë pranë barazimit të rezultatit. Në minutat e fundit të pjesës së parë do të ishte një krosim me pak pretendime nga krahu i djathtë i sulmit të Belgjikës, por që u shoqërua me një gafë fatale të portierit të Partizanit, Malaj. Ky i fundit gaboi tërësisht në dalje duke ia lënë të boshatisur portën lojtarit kundërshtar. Ndërkohë pas një aksioni fantastik në minutën e 78 që ka nisur nga Armando Dobra, janë ngushtuar diferencat falë realizimit të Brojës.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top