You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Sulmuesi shqiptar është vetëm një “ngushëllim”, ndaj Olimpiakosit e ndal topin në trekëndësh

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar është vetëm një “ngushëllim”, ndaj Olimpiakosit e ndal topin në trekëndësh

Luzerni nuk ka mundur t’ia dalë në duelin e Europës kundër Olimpiakosit, duke iu dorëzuar kundërshtarëve grek pa kushte. Me rezultatin e përgjithshëm 7-1, aventura e Luzernit është mbyllur në Europë në një takim që la pak për t’u diskutuar.

Megjithatë “ngushëllimi” i vetëm i ekipit zviceran ishte Shkëlqim Demhasaj. Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte golin e vetëm për Luzernin, duke e ndalur topin në trekëndësh dhe duke mos i dhënë mundësinë portierit kundërshtar për të evituar atë gol të pësuar.

Demhasaj ka luajtur vetëm për Shpresat e Zvicrës dhe është një nga futbollistët që po kërkohet me ngulm nga Panuçi, megjithatë edhe trajneri Shalandes po bën gjithçka që sulmuesi të zgjedh Kosovën. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top