You are here
Home > Boks > VIDEO/ “Stuhia” shqiptare merr përpara edhe serbin, e feston me plis dhe flamurin kuqezi

VIDEO/ “Stuhia” shqiptare merr përpara edhe serbin, e feston me plis dhe flamurin kuqezi

Xhuljo Vrenozi, ose siç quhet ndryshe edhe si “stuhia” shqiptare, nuk ka zhgënjyer as këtë herë tifozët kuqezi.  Boksieri ynë ka arritur të çoj peshë arenën e Milanos, që ishte e mbushur me sportdashësit shqiptar dhe flamujt tanë.

Një fitore e pastër ndaj serbit Sinisa Gambelic, që është hedhur me K.O në raundin e katërt. Kjo ishte fitorja e 14 në karrierën e Xhuljo Vrenozit, njeriut që nuk i pëlqen shumë të flas për veprat e tij, pasi janë këto të fundit që “ulërijnë” për të. Festa pas fitores ndaj Gambelic ishte akoma edhe më e bukur nga ana e Vrenozit, që me plisin në kokë dhe flamurin shqiptar, ka festuar një tjetër arritje drejt ëndrrës së madhe për të mbizotëruar Europën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top