You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ “Si macja me miun”! Ibrahimi i Shkëndijës së shqiptarëve tallet me lojtarin e Vardarit

VIDEO/ “Si macja me miun”! Ibrahimi i Shkëndijës së shqiptarëve tallet me lojtarin e Vardarit

Pavarësisht se Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur historinë e kampionatit në Maqedoninë e Veriut, Vardari nuk ka arritur të fitojë as këtë herë, në një ndeshje që mund t’i jepte sadopak moral. Takimi u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa u shijua si një fitore për ekipin shqiptar të Tetovës.

Kjo pasi nuk janë mundur asnjëherë nga rivali i përjetshëm këtë sezon, Vardari, ndërsa kryesojnë edhe kampionatin të qetë. Por Agim Ibrahimi luajti edhe një lojë të veçantë si “macja me miun” ndaj një futbollisti të Vardarit, Matej Cvetanoskin.

Sipas videos të “Infosport.mk” që do e shihni më poshtë, Cvetanoski bën gjithçka mundet vetëm për të ndalur Ibrahimin, por ky i fundit e pret gjithmonë kundërshtarin me lëvizjet mashtruese. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top