You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Shihni golin brilant dhe nga distanca të Xhakomo Vrionit, e quajnë çudi autentike

VIDEO/ Shihni golin brilant dhe nga distanca të Xhakomo Vrionit, e quajnë çudi autentike

Xhakomo Vrioni ka realizuar golin e parë me fanellën e Juventusit. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën me grupmoshat e bardhezinjve ndërsa është duke kontribuar për U-23. Në ndeshjen e sotme ndaj Carrarese të përfunduar në shifrat 2-2, sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë.

Kur rezultati ishte në shifrat 2-0, Vrioni vjen me një gol fantastik. Në minutën e 75 të takimit ishte e majta e këtij sulmuesi, që nuk është e preferuara e tij, që ka shkuar në trëkëndësh dhe nga distanca. Padyshim një nga golat më të bukur në karrierën e këtij lojtari, ndërsa edhe në Itali është vlerësuar me notën 6.5, për ta shpallur si më të mirin e takimit. “Ka rikthyer shpresat me një çudi autentike”, ishte përshkrimi i bërë nga mediat italiane. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top