You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Sfida me shishe që pushtoi “Instagramin”, Elseid Hysaj e kthen…”shqiptarçe”

VIDEO/ Sfida me shishe që pushtoi “Instagramin”, Elseid Hysaj e kthen…”shqiptarçe”

Nëse në verën e shkuar u dëgjua shumë për jehonën “Kiki challenge” që erdhi nga “Instagrami”, këtë herë kemi sfidën e re me tapën e shishes. Njerëz të thjeshtë dhe personalitet nga më të njohurat, provojnë të heqin tapin e shishes pas një gjuajtje me këmbë, apo edhe duke shpikur disa mënyra të reja.

Elseid Hysaj nuk i ka shpëtuar tundimit për ta provuar këtë lojë, megjithëse duke e bërë në mënyrën “shqiptarçe”. Më spektakolare dhe e vështirë dukej në pamje të parë, pasi mbrojtësi shkodran ka qënë në një motorskaf.

Por nga ana tjetër ishte menduar për ta lehtësuar sa më shumë arritjen e objektivit. Tapi i shishes ishte thuajse i hequr deri në gjysmë, ku mjaftonte edhe një prekje e vogël, për t’u rrëzuar në tokë. Sigurisht që objektivi u arrit në pamje të parë, por pa iu përmbajtur saktësisht të gjitha rregullave të lojës. /Shqiperia.ch/

 

View this post on Instagram

 

@elsihysaj #bottlecapchallenge 😎😎😎

A post shared by Napoli Magazine (@napolimagazine) on

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top