You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Rrahmani shkëlqen edhe si i pabindur, por me Benfikën e kotë të luhet

VIDEO/ Rrahmani shkëlqen edhe si i pabindur, por me Benfikën e kotë të luhet

Dinamo e Zagrebit është eliminuar nga “Europa League” pas 120 minutave ndaj Benfikës. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 1-0, ndërsa i njëjti rezultat erdhi edhe në ditën e sotme, por këtë herë në favor të portugezëve.

Një ndeshje fantastike ishte ajo e interpretuar nga ana e futbollistëve të Zagrebit, që nuk la asnjë hapësirë të vetme për Benfikën. Këta të fundit njihen për një sulm të frikshëm, duke e pasur shumë të lehtë gjetjen e rrjetës në portat kundërshtare.

Por me mënyrën sesi Dinamo e Zagrebit po mbrohej, u mendua edhe eliminimi i portugezëve. Trajneri i kroatëve e kishte lënë Rrahmanin si mbrojtës të krahu të majtë, ndërsa instikti i mbrojtësit shqiptar bëri që disa herë të kalonte edhe në qendër, duke marrë rolin e shpëtimtarit.

Thuajse takim fantastik për Rrahmanin, që nuk ka lënë asnjë centimetër fushë për kundërshtarin. Por përballë kësaj Benfike të sotme, ishte e kotë të luhej dhe diskutohej për vendosjen në fushë. Të tre golat ishin e njëjta histori, me gjuajtjet nga distanca e largët që përfundojnë në rrjetë dhe i surprizojnë të gjithë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top