You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Pritej vetëm vërshëllima e arbitrit, Atdhe Nuhiu shënon kur askush nuk e priste

VIDEO/ Pritej vetëm vërshëllima e arbitrit, Atdhe Nuhiu shënon kur askush nuk e priste

Atdhe Nuhiu i ka dhënë kualifikimin ekipit të Shefield Wendsay ndaj Rotheramit në “Carabao Cup”, në atë fitore me rezultatin 0-1. Sulmuesi i Kosovës po kalonte një sezon për t’u harruar, ndërsa nuk ishte aktivizuar më tepër se 18 minuta në fushën e lojës.

Një vazhdimësi si në sezonin e shkuar, atje ku drejtuesit dhe tifozët e ekipit anglez nuk kanë besim karshi Nuhiut. Gjithsesi do të ishte ky i fundit që në minutën e 97 të takimit, atëherë kur pritej edhe vërshëllima e fundit e arbitrit, ka arritur të dërgojë topin në rrjetë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top