You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Përçarja vjen nga mediat në Kosovë, gazetarja “pa frena”: Dihet kush i mbajti Kombëtaren atyre

VIDEO/ Përçarja vjen nga mediat në Kosovë, gazetarja “pa frena”: Dihet kush i mbajti Kombëtaren atyre

Gjithmonë janë dy rrugë që të sërviren, ose të flasim për problemet tona të përbashkëta dhe të lehtësojmë dhimbjet që na japin disa plagë të marra në trup, ose të heshtim sikur gjithçka të jetë në vendin e e saj, e plaga të nis të hapet dita-ditës.

Kurrsesi nuk mund të zgjedhim rrugën e dytë, pasi është një vetvrasje e ngadaltë. Ky është artikull që duhet të shërbej edhe si një notë proteste për disa prej mediave në Kosovë, që pas lindjes së përfaqësueses dardane, kanë arritur deri në atë pikë sa të injorojnë Shqipërinë.

E sikur të mbyllet këtu, sa mirë që do të ishte, ose të paktën në krahasim me atë që do të dëgjoni dhe shihni më poshtë. Flasim për gazetaren e televizionit të Kosovës, Alba Merovci dhe moderatorin e emisionit “Dueli sportiv”, që ofrojnë një cirk të turpshëm për spektatorin.

Në një kohë që Shqipëria po vuan për rezultate dhe ka nevojë aq shumë për tifozët, mediat duhet të jenë promotorët e parë për t’i afruar këta të fundit me Kombëtaren. Por në Kosovë, kombëtares kuqezi disa media po i japin edhe atë goditje, që në boks thuhet se të hedh në “knock-out”.

Alba Mervoci shprehet se jo vetëm që nuk e ka ndjekur Shqipërinë ndaj Izraelit dhe që kuqezinjtë nuk po i ngjallin më emocion, por duke thënë se dihet tashmë se kush ua ka mbajtur Kombëtaren “atyre”. E për më tepër, moderatori e aprovon duke i thënë se po i pëlqente ky mendim dhe gjykim i gazetares.

Në një pikë të tillë, të dy figurat e njohura në gazetarinë sportive në Kosovë, duhet të kenë kujdes me fjalët e tyre dhe t’u kushtojnë atyre më tepër vëmendje, pasi u drejtohen një publiku të gjerë dhe nuk janë në tryezën e një kafeneje ku mund të flasin si të dëshirojnë. E turpshme do të ishte që këto fjalë të dëgjoheshin edhe nga aty, por tashmë po na vijnë të transmetuara dhe të paketuara nëpërmjet një televizioni. Diçka duhet të ndryshojë, shqiptarët minimalisht duhet të bashkohen për të kaluar të gjitha peripecitë me të cilat jemi duke u përballur, në çdo fushë të jetës e nuk kemi luksin e t’u kulturuarit me njerëzit e ngjashëm, që shprehen në mënyrë qesharake, për një çështje kombëtare që kanë dhuruar jetën e tyre shumë dëshmorë.Kjo është e turpshme, kjo është e papranueshme!

E plotë

Alba Merovci: “Sa shumë që e kam ndjekur kombëtaren shqiptare atëherë, megjithëse jam e re në moshë dhe nuk kam shumë kohë si një tifoze futbolli. Po tani po më ndodh e kundërta. Ndoshta kjo nuk më lejohet, sepse punojë edhe në redaksinë e sportit, por ndeshjen e Shqipërisë me Izraelinë as nuk e kam ndjekur fare”.

Moderatori: “Bukur”.

Alba Merovci: “Bukur?”

Moderatori: “Shumë bukur. Po më pëlqen”.

Alba Merovci: “Pse? (qesh) U diskutua gjatë kjo çështje dhe nuk mendoj se opinioni im do të ketë shumë rëndësi. Ashtu siç tha edhe Albert Bunjaku, ato ishin arsyet që ndikuan në atë humbje ndaj Izraelit. E çfarë të them tjetër?… Po dihet se kush ua ka mbajtur Kombëtaren atyre(qesh)”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top