You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Pasime nga pas shpine si mbrojtsat e Spanjës, të gjithë mahniten me Geraldo Bajramin

VIDEO/ Pasime nga pas shpine si mbrojtsat e Spanjës, të gjithë mahniten me Geraldo Bajramin

Geraldo Bajrami, kapiteni i Birminghamit U-23, ka debutuar në mbrëmjen e djeshme me skuadrën e parë ndaj Portsmuthit në Kupë. Atje do të vinte edhe eliminimi, pasi skuadra e tij humbi me rezultatin 3-0.

Por paraqitja e mbrojtësit të Shqipërisë U-21 u vlerësua nga të gjithë. Shumë duele të fituara, por mbi të gjitha edhe pasime fantastike vinin nga këmbët e këtij lojtari. Në videon e mëposhtme mund të shihni edhe disa prej tyre, ndërsa Bajrami preferonte pasimet e gjata që vinin nga mbrojtja dhe shkonin pas shpinës së kundërshtarit.

Një skemë e përafërt kjo që më së shumti shihet te Spanja, me mbrojtësit e kalibrit botëror si Pike apo Ramos. Sigurisht që në saktësinë e tyre ka ende për të punuar, por baza e këtij lojtari është mbi mesatare dhe kuqezinjtë “fërkojnë duart”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top