You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Pas Rashicës edhe Kololli, futbollisti shqiptar ka shpërthyer në Zvicër

VIDEO/ Pas Rashicës edhe Kololli, futbollisti shqiptar ka shpërthyer në Zvicër

Benjamin Kololli sapo ka arritur të shënojë në Zvicër, atje ku Zurich është duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Xamax. Futbollisti shqiptar ka rikthyer baraspeshën e rezultatit, pasi miqtë kishin kaluar të parët në avantazh.

Futbollisti i Kosovës e ka dërguar topin në rrjetë, pavarësisht reagimit të mirë të portierit, që e ndali në tentativën e parë topin që po shkonte drejt rrjetës. Gjithashtu edhe në golin e dytë, do të ishte pasimi vendimtar i Kolollit, nga do të vinte edhe realizimi i dytë për vendasit.

Në një formë fantastike duken futbollistët e Kosovës në prag të ndeshjeve të marsit, që po arrijnë të shënojnë gjithmonë në kampionatet respektive. Ndërkohë edhe Milot Rashica ka arritur të shënojë ndaj Leverkusenit në kampionatin gjerman. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top