You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Nuk e mban premtimin, Granit Xhaka ka festuar me shqiponjë pas golit

VIDEO/ Nuk e mban premtimin, Granit Xhaka ka festuar me shqiponjë pas golit

“Nuk do të festojë më sërish me shqiponjë”, ishte ky premtimi i bërë nga Granit Xhaka vetëm disa ditë më parë kur pyetej nga gazetarët zviceranë rreth kësaj teme. Por gjithmonë ka vend për përjashtime, ky festim ka ardhur nga mesfushori i Arsenalit edhe në ndeshjen simbolike për Pavarësnë e Kosovës ndaj lojtarëve që ishin të përfshirë në ekipin e Milot Rashicës.

Takimi përfundoi 4-4, ndërsa pas golit të vetëm që shënoi në fushë, Xhaka ka bërë simbolin dy krenar. Në Zvicër nuk pritet që t’i hapin shumë probleme duke ditur rëndësinë e ndeshjes së luajtur, prandaj duhet ta shihni për herë të fundit shqiponjën nga duart e Xhakës, të paktën duke marrë për bazë fjalët e tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top